Trajnimi i zyrtarëve te AME-së ne Japoni
Trajnimi i zyrtarëve te AME-së ne Japoni

Trajnimi i zyrtarëve te AME-së ne Japoni

Krijuar në datën 10/20/2023

Prishtinë, 20.10.2023

Me ftesë të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), zyrtarë nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) udhëtuan për Japoni në kuadër të Projektit “Ndërtimi i kapaciteteve për reduktimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe ECO-DRR”, për krijimin e Sistemit Kombëtar të Informacionit për Zjarret Pyjore (NFFIS), të organizuar nga JICA.

Zyrtarët e AME janë pritur nga zyrtarë të Lartë të JICA-s me seli në Tokio ku është bërë një prezantim i Projektit i cili është duke u zbatuar në Kosovë ku si synim ka fuqizimin e sistemit të paralajmërimit të hershëm të zjarreve pyjore si dhe zgjidhjeve të bazuara në natyrë të zbatuara në Restelicë të Komunës së Dragashit.

Gjatë kësaj vizite zyrtarët e AME ishin pjesë e ligjëratave të organizuara në institucionet përgjegjëse për menaxhimin e emergjencave dhe parandalimin e fatkeqësive natyrore me theks të veçantë menaxhimin e situatave dhe sistemin e monitorimit të termeteve në Japoni.

Me këtë rast u vizituan disa institucione shtetërore të Japonisë përgjegjëse për aktivitetet ECO-DRR të cilat ndërmarrin masa parandaluese përmes zgjidhjeve të bazuara në natyrë si dhe me ngritjen e ndërgjegjësimit publik për një menaxhim sa më efikas të institucioneve relevante.

I jemi shumë mirënjohës miqve Japonez për një mundësi të tillë e cila ndihmon në fuqizimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore të AME , duke synuar avancimin përmes përvojave të fituara gjatë këtij trajnimi.